Shumë njerëz mendojnë se IQ përcakton suksesin ose jo të dikujt. Kërkimet kanë zbuluar diçka tjetër. Studiuesit eksperimentuan për 30 vjet në 1000 fëmijë dhe arritën në përfundimin se kontrolli konjitiv është më i rëndësishëm se IQ-ja.
Të kesh kontroll konjitiv do të thotë të kesh kontroll dhe fokus në gjërat që dëshiron. Njerëzit e suksesshëm janë të zotë për të vendosur synimet e tyre dhe më pas, për t’i realizuar ato.
Atëherë, si t’i përcaktojmë synimet tona? Si t’i vendosim ato në mënyrë që të fokusohemi më mirë, si edhe për të mos i harruar pas pak muajsh apo vitesh?!
Ja disa hapa që duhen ndjekur:
Hapi 1. Mos cakto synime të vogla. Cakto synime të vështira dhe afatgjata.
Është e lehtë të themi:
“Të vizitoj Azinë.”
“Të mësoj një profesion të ri.”
Njerëzit kanë tendencën të ndjekin ëndrra të lehta, duke bërë lista të gjata dhe shpesh, duke ndjekur rrymën e shumicës. Nga ana tjetër, njerëzit e suksesshëm përcaktojnë synime afatgjata duke punuar hap pas hapi për realizimin e tyre.
Synimet afatgjata janë më konkrete se ëndrrat e vogla. Është ndryshe kur themi:
“Një ditë do të jem neuroshkencëtar dhe do të bëj zbulime për kurimin e sëmundjeve të trurit.”
Dhe:
“Brenda vitit 2020 do të përfundoj Masterin për Neurologji në Universitet, dhe më pas do të përpiqem të gjej një punë në këtë profesion.”
Pohimi i dytë përveç se është më konkret, tregon edhe rrugën se si të arrijmë në realizimin e synimit. Ndërkaq, pohimi i parë i ngjan një ëndrre të bukur, por të vagullt.
Hapi 2. Ndajini synimet afatgjata në qëllime afatshkurtra.
Të dytat na orientojnë drejt të parave. Qëllimet afatshkurtra mund të konsiderohen edhe si fitore të vogla, drejt fitoreve më të mëdha dhe të rëndësishme.
Le ta zëmë se synimi juaj është të hapni një rrjet B&B (bed and breakfast) diku, në një plazh. Në fillim, duhet ta ndani këtë synim në disa qëllime më të arritshme brenda një periudhe afatshkurtër, në 5 vjet, si për shembull: Të hapim një-dy B&B në një zonë të vogël plazhi.
Hapi 3. Kontrolloni nëse synimi/synimet tuaja janë mjaftueshëm SMART.
Specifike – Matshme – Arritshme – Relevante – Në kohë
Hapi 4. Rishqyrtoni synimet tuaja çdo dy vjet.
Suksesi është një proces dinamik dhe jo linear, prandaj duhet t’a kontrolloni vazhdimisht ecurinë e tij, duke bërë edhe adaptimet përkatëse gjatë rrugës.