Familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj kanë hapur dyert për të pame, raporton Ekonomia Online.
18-vjecarja do të varroset sot në orën 13:00.
Familjarët e së ndjerës, nuk kanë pranuar të prononcohen për medie.
M.O dyshohet se është vrarë nga D.K. me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati.