Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica, ishte rrahur dhe kishte qëndruar në koma

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

I riu nga Mitrovica Ermal Delija ka vdekur dje, ndërsa për të sot është hapur e pamja.

I ndjeri ishte rrahur në tetor të vitit të kaluar dhe si pasojë kishte qëndruar edhe në komë.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se sulmuesi ndodhet në paraburgim.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme