Hapet edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve, bëhet thirrje për mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 11:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para shumë prodhuesve vendës të veshmbathjeve është hapur konventa e tretë vjetore e Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë.

Të pranishëm ishin shumë prodhues, ku patën mundësi t’i shpalosin para të pranishmëve prodhimet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID, Mattheë Cullinane tha se brendet Made in Kosovo gjenden më mbarë botën.

“Brendet Made in Kosovo kanë shkuar në gjithë botën dhe janë në trend me produktet tjera në mbarë botën. Cilësia që kanë bërë prodhuesit ka bërë që të rritet dhe produktet të bërë në Kosovë ka bërë që të rritet edhe eksporti”.

“Projekti ynë ka mundësuar që mbështetja jonë ka shkuar të prodhuesit ku është bërë përmes grandeve ku ka bërë edhe të lartë rritje të vendeve të punës”.

Shefja e Bashkëpunimit Zhvillimor pranë Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian tha se moda ka ndikim negativ në ndotje të mjedisit.

“Është kënaqësi që takohem me juve. Mendojmë se ky program është më i suksesshëm sepse këtu mund të takohen konkurruesit mes vete. Si agjenci e zhvillimit është mirë të shohim se çka ka bërë programi jonë”.

“Përveç zhvillimit të bashkëpunimit është moda se kjo industri ka ndikim negativ në mjedis. Sot në Evropë konsumatori është më i vetëdijshëm në cilësinë e mjedisit sepse ata duan ta dinë se si janë krijuar rrobat e tij”.

Kryetarja e shoqatës “KAMA”, Bardha Sadrija, tha se kjo industri duhet të ketë rol kryesor edhe në ruajtjen e mjedisit.

“Është privilegj që ju drejtohem në këtë ngjarje tradicionale. Që nga themelimi i shoqatës kemi bërë punë të madhe që t’u japim përkrahje prodhuesve tanë. Kemi bashkëpunuar më donatorë të ndryshëm, kemi dhënë përkrahje gjithë atyre që janë marrë me këtë ndërmarrje. Temë si krijimi i së ardhmes duhet të bëhet pjesë e punës sonë të përditshme”.

“Krahas temave që kemi njohur jemi munduar të bëhet edhe gjetja e tregjeve apo fuqisë punëtore. Përveç shfrytëzimit më efikas të teknologjisë dhe proceseve prodhuese SMART që kanë ndikim në aspektin ekonomik, si shoqatë duhet të nxisim edhe debatin për ipaktin mjedisor të kësaj industrie. Bizneset, organet shtetërore dhe publiku i gjerë duhet të vetëdijesohet për rolin dhe ndikimin që kanë në ruajtjen e mjedisit”.

“Duhet të fillojmë të mendojmë dhe veprojmë për industrinë prodhuese, të përkujdesemi për të ardhmen e planifikimit hapësinor”, ka thënë ajo.

Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Në kuadër të Konventës do të mbahen një sërë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyqe në industrinë e veshmbathjeve.

Do të ketë takime afariste në mes bizneseve, të ashtuquajturat B2B, në mes prodhuesve kosovar dhe blerësve ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/986270715043302

Të ngjashme