“Let’s Do It Kosova” dhuron 50 palë veshmbathje për kompaninë e pastrimit “Uniteti” në Vushtrri

Vushtrri | 26 Nën 2018 | 16:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, “Let’s Do It Kosova” ka ndihmuar kompaninë e pastrimit “Uniteti” në Vushtrri me 50 palë veshmbathje (xhaketë, pantallona dhe çizme) me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës në këtë njësi të kompanisë.

Mentor Merovci, koordinator lokal i MMPH-së si dhe përfaqësues i organizatës “Let’s Do It Kosova” tregoi për dhurimin e veshmbathjeve, raporton Ekonomia Online.

“Jemi së bashku me drejtorin e shërbimeve publike, me kryesuesin e task forcës komunale në Vushtrri dhe menaxherin e njësisë së Unitetit në Vushtrri, për një hap që është i vogël, mirëpo shpresojmë që të jetë i madh në të ardhmen”.

“Sot ‘Let’s Do It Kosova’ në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’, me qëllim që t’i përmirësojë kushtet e kompanive të pastrimit në çdo komunë të Kosovës, në Vushtrri i dhuron 50 palë veshmbathje (pantallona, xhaketë dhe çizme)”.

Sedat Rashica, drejtor i shërbimeve publike, tha se shpreson që kjo ndihmë të jetë lehtësim për punëtorët.

“Sot në bashkëpunim me Let’s Do it Kosova edhe me drejtorinë e emergjencave, i dhuruam kompanisë rajonale “Uniteti” një sasi prej 50 palë veshmbathjeve dhe shpresojmë që kjo do jetë sado pak një lehtësim për këta punëtorë të cilët në çdo kohë janë në gjendje të na përgjigjen”.

Fadil Bahtiri, menaxher i njësisë “Uniteri” në Vushtrri tha se ata e mbështesin çfarëdo donacioni.

“Ne mbështesim çfarëdo donacioni të kujtdo. Ne po vazhdojmë të punojmë me misionet e tona të kompanisë në bashkëpunim me task forcën dhe në mbështetje të drejtorisë për shërbime publike. Ne kur e kemi marrë qe dy muaj mandatin, jemi fokusu në objektivat tona, por i kemi përkushtu rëndësi puntorëve të “Unitetit” në veçanti kompanisë dhe kemi vërejtur që punëtorët duhet patjetër t’i pajisim me vegla dhe rroba të punës”.

“Ky donacion na ka ndihmu shumë dhe besoj që edhe në të ardhme do bashkëpunojmë dhe besoj që punëtorët t’i kenë të gjitha mjetet e tyre në mënyrë që t’i realizojnë objektivat e tyre të punës”.

Bajrush Kosumi, kryesues i Task Forcës në Vushtrri, falënderoi kompaninë “Uniteti” për bashkëpunim në kuadër të pastrimit.

“Kjo është një ndihmë për punëtorët e Unitetit dhe besoj që dita e ditës këta janë tu i plotësu kushtet që ta realizojnë edhe punën e tyre në teren. Në emër të Komunës, por edhe task forcës lokale, e falënderoj shumë kompaninë Uniteti”.

Image may contain: 8 people, people standing

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing

 

Të ngjashme