Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV), në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), do të hapin ekspozitën me foto të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo.
Në ekspozitë e cila do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të prezantohen 103 foto të përzgjedhura nga më se 400 që kanë arritur në platformën: #ecokosovo – garë me fotografi- gjatë një online fushatë avokuese me temë mjedisi dhe shëndeti.
Tri fotografitë më të mira, të përzgjedhura nga juria profesioniste e pavarur, do të shpërblehen gjatë ceremonisë në të cilën prezent do të jenë edhe Andrew Russell, koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ferat Shala, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, garues dhe qytetarë.