Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, do të hapet Ekspozita “Klithmë e përmbytur” e artistit nga Maqedonia, Agron Abduli.
Agron Abduli është piktor dhe pedagog në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës.
“Vepra e tij ka një vijueshmëri konceptuale që është konsoliduar me kalimin e kohës dhe e ka përcaktuar qartë profilin artistik të autorit”, shprehet kuratorja e kësaj ekspozite, Nora Halimi.
Ekspozita, e cila është e fundit për këtë vit, do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.