Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita e e autorit Asllan Krasniqi, e cila si temë trajton Marrëveshjen e Rambujesë, raporton Ekonomia Online.
Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktiviteteve që po shënohen për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Drejtor i Bibliotekës, Fazli Gajraku , tha se autori i kësaj ekspozite ka fotografuar ngjarjet më të dhimbshme, por edhe ato të rëndësishme për Kosovën.
“Këto janë fotografi që japin detaje të Rambujes si ngjarja më e madhe për përcaktimin e fatit të Kosovës. Për Bibliotekën ka qenë nder i madh ky lloj bashkëpunimi me fotografin Asllan Krasniqin dhe jemi të nderuar të po hapet për 17 shkurt”, tha ai.
Zëvendësministrin i Kulturës, Ylbert Zefaj tha se kjo është një ekspozitë që po kontribuon në shënimin e pavarësinë së Kosovës.
“Unë admirojë punën e zotëri Krasniqi. Kjo ekspozitë po tregon momente të rëndësishme dhe atë se çfarë ndodhi në Rambuje.
Ndërsa autori i ekspozitës “Kujtesa e Kosovës”, Asllan Krasniqi tha se ndihet krenar që ka fotografuar këto personalitete. Ai tha se ka ruajtur fotografitë me shumë entuziazëm