Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të martën është hapur konkursi për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mehaj ka theksuar se aplikimet mund të bëhen që nga sot deri më 25 tetor.
The World Is Not Ready To Face Ukraine’s Shocking RealityVuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…
Procedurat e testimit sipas kritereve të rregullores së FSK-së janë: Testi i gjuhës angleze në FSK (ALCPT), testi i inteligjencës dhe i njohurive të përgjithshme, testi fizik, intervista, ekzaminimi mjekësor, dhe pastërtia e figurës.
Ndërsa, kriteret sipas Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së janë ese në gjuhën angleze, testi TOEFL, testi SAT, testi fizik Candidate Fitness Assessment (CFA) dhe intervista nga pala pritëse.
Mehaj thotë se ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan.