Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkursi për dy pozita të lartë në arsim, atë të Drejtorit të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit të Arsimit.
Nagavci ka bërë me dije se kohëzgjatja e emërimit është për një mandat 4 vjeçar dhe se konkursi do të jetë i hapur deri më 02.11.2024.
“Inkurajoj të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita. Suksese!”, ka shkruar Nagavci.