Hapet Libri i Zisë për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 09:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ndërtesën e Qeverisë është hapur Libri i Zisë për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Libri i Zisë sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit do të jetë i hapur sot dhe nesër prej orës 9:00 deri në orën 12:00.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç; ka nënshkruar e para në Librin e Zisë. Ambasadorja tha se Kosova ka humbur një njeri të rëndësishëm, kurse Turqia një mik.

Ajo përmendi faktin që kryeministri i parë i Kosovës ka ndërruar jetë në Turqi.

“Unë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit si dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha Kiliç, raporton EO.

Edhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa, është nënshkruar në Librin e Zisë në nderim të ish- kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur respektin për kontributin dhe përkushtimin e ish-kryeministrit Rexhepi në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.
“Bajram Rexhepi, ish kryeministri i Kosovës meriton respektin dhe përkuljen tonë. Është njeriu që punoi për Kosovën, për pavarësinë e saj dhe ngritjen e institucioneve demokratike. Frymëzoi me afërsinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë e tij. E kujtojmë me respekt”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në Librin e zisë.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, është nënshkruar në Librin e Zisë për nderë të ish-kryeministrit Rexhepi.

Ish-kryeministri i parë i Kosovës Bajram Rexhepi ka vdekur më 21 gusht në një spital të Turqisë.

 

 

Të ngjashme