Është hapur lokali ushqyes për studentë me emrin “N’start Up” për ta promovuar programin e Qeverisë për bizneset Start-up.
Ideatori Bekim Ibishi tha se në Kosovë nuk mungon përkrahja e institucioneve, por duhet pasur ide për të krijuar gjëra të duhura.
“Ideja ka qenë një ide e thjeshtë, përkrahja institucionale nuk mungon në Kosovë. Unë kam qëndruar një kohë në Gjermani dhe kam punuar si puntor krahu, por kam dashtë që të kthehem në Kosovë dhe të hap një biznis timin. Tani kam startuar me 5 puntorë dhe unë. Falenderoj të gjithë për përkrahjen”, raporton Ekonomia Online.
Kordinatori Nacional i te Rinjëve, Avdullah Hasani, tha se përmes hapjes së lokaleve të tilla po krijohet inovacion për të rinjët në Kosovë.
“Në emër të Kryministrit ju falënderoj për pjesëmarrje. Jemi këtu ku shihet inovacioni i të rinjve, inovacion ky i përkrahur nga inovatorët e rinjë. Teksa e morën ftesën, Kryeministri më tha shyqyr që dikush që ka ardhur prej Evropës sot po krijon vende pune. Me mbështetjen tonë dhe Ministrisë së Inovacionit, Bekimi po e hap një biznes dhe po hap vende të reja të punës”, tha ai.
E, deputeti Islam Pacolli tha se do të jenë në përkrahje të të rinjëve.
“Ne çdo herë flasim ‘e ardhmja’, jo, sot është tashmja dhe e ardhmja. Me ju bëhet e tashmja dhe e ardhmja me një shembull si Bekimi, sado i madh apo i vogël është mësim dhe guxim. Ne këtu jemi me përçu mesazh se jemi në përkrahje të rinisë që tregonë një sukses dhe një të ardhme”.