Panair me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 13:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizuar nga Ministria e Diasporës, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u hap panairi me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale.

Në këtë panair, i katërti me radhë, po marrin pjesë 60 prodhues e shoqata nga Kosova, Shqipëria e viset e tjera shqiptare, të cilët gjatë katër ditëve do t’i promovojnë produktet e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Panairi

Panairin e hapi Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të ministrit, i cili tha se ky panair tashmë tradicional është një prej aktiviteteve të organizuara të MeD-së gjatë muajit të diasporës.

“Ky është një nga 200 aktivitetet që Ministria e Diasporës po i organizon në këto ditë për dhe me diasporën. Është një aktivitet ku marrin pjesë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare. Besojmë se edhe sivjet, si vitet e kaluara, interesimi i bashkatdhetarëve për ta vizituar këtë panair do të jetë i madh. Ata do të kenë rast jo vetëm të shohin punime dore që janë unike, ta shijojnë ushqimin, por edhe t’i blejnë produktet vendëse”, tha ndër të tjera Sheremeti.

Xhejlane Ndoci ekspozuese e veshjeve tradicionale të trojeve shqiptare nga Shkodra tha se çmimet në këtë panair janë të arsyeshme por se se varet nga qytetarët se sa kanë interesim për këto artizanale. Ajo tregoi se interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe se kosovarët po i blejnë. Ajo tha se Prishtina i preferon njësoj sikur Shkodra.

Zina Edhi një tjetër shitëse tregoi se të gjitha produktet që ajo kishte sjellë në këtë panair janë punuar me punë dore dhe u shpreh se në këtë panair merr pjesë që ta prezantojë kulturën shqiptare.

Nazmi Hajdari mërgimtarë nga Gjermania në një prononcim para kamerës së “Ekonomia Online”, i cili vizitoi panairin në Prishtinë tregoi se këto produkte janë shumë të mira dhe shumë cilësore, ku tha se me shumë kënaqësi i blenë ato. Ai tregoi se është regjistruar në regjistrin për mërgimtarë që ditë më parë Ministria e Diasporës ka hapur zyrtarisht këtë kampanjë. Ai mes tjerash ftoi të gjithë mërgimtarët që të regjistrohen, ku sipas tij është shumë e rëndësishme.

Në këtë panair, që do të qëndrojë i hapur katër ditë, të interesuarit mund të gjejnë qilima të ndryshëm të punuar me dorë, punime të punuara me fleta bakri, piktura me motive të ndryshme, si dhe ushqime tradicionale.

panairi panairi1

Të ngjashme