Qendra më e madhe e votimit në Mitrovicën Veriore është hapur në ora 7 të mëngjesit të sotëm.
Atje janë parë personeli vëzhgues dhe gazetarët e po ashtu dhe disa qytetarë në pritje për të kryer obligimin e tyre qytetar për zgjedhjet e ditës së sotme, transmeton Klan Kosova.
Tutje bëhet e ditur se një personel prej 200 personash do të jenë pjesë e vëzhgimit të procesit zgjedhor në Veri të Mitrovicës ku do të ndihmojnë personelin komisioner për mënyra teknike.