Protestë në Mitrovicë, serbët kërkojnë mbajtjen e referendumit

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Në orën e hershme të mëngjesit serbët kanë nisur një protestë duke kërkuar mbajtjen e referendumit edhe në Kosovë.

Ata janë mbledhur në veriun e Mitrovicës.

Kësaj proteste i prin kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.

Të shtunën Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit në vendin tonë.

Njëkohësisht sot është edhe përvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme