Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka hapur thirrje për organizatat e punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social. Ministria ka bërë ditur edhe kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga organizatat e punëtorëve. Njoftimi i plotë: 📣Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për organizatat e punëtorëve […]
Hapet thirrja për organizatat e punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka hapur thirrje për organizatat e punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social.
Ministria ka bërë ditur edhe kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga organizatat e punëtorëve.
Njoftimi i plotë:
📣Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për organizatat e punëtorëve dhe organizatat e punëdhënësve të interesuara për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social:
🔸Bazuar në ligjin për Këshillin Ekonomiko Social kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga Organizatat e Punëtorëve janë:
1. Numri i përgjithshëm i anëtarëve, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i tërësishëm i të punësuarve në Republikën e Kosovës (apo 41,449 të punësuar);
2. Numri i Marrëveshjeve Kolektive të lidhura me ndërmarrjet apo institucionet e ndryshme;
3. Numri i degëve sindikale të anëtarësuara në format e organizimit sindikal në nivel nacional, të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;
4. Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve të tjera përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit;
5. Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëtorëve.
🔹Ndërsa, kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES për Organizatat e Punëdhënësve janë:
1. Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anëtarësuara, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara në Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës (apo 19,699 ndërmarrje të regjistruara);
2. Numri i punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet e anëtarësuara në Organizatat e Punëdhënësve të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;
3. Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve tjera, përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit;
4. Numri i ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në nxitjen e punësimit dhe zbutjen e papunësisë;
5. Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëdhënësve.
📌 Aplikacionet mund të dërgohen fizikisht në Sekretariatin Koordinues të Këshillit Ekonomiko-Social (ndërtesa e Inspektoratit të Punës, Rr. Qamil Hoxha nr. 30, Prishtinë) apo përmes email adresës 📧: [email protected].
⌛️ Afati i fundit për aplikim është data 19 dhjetor 2025.
Hapet thirrja për organizatat e punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka hapur thirrje për organizatat e punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social. Ministria ka bërë ditur edhe kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga organizatat e punëtorëve. Njoftimi i plotë:
📣Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për organizatat e punëtorëve dhe organizatat e punëdhënësve të interesuara për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social: 🔸Bazuar në ligjin për Këshillin Ekonomiko Social kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga Organizatat e Punëtorëve janë:
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i tërësishëm i të punësuarve në Republikën e Kosovës (apo 41,449 të punësuar);
- Numri i Marrëveshjeve Kolektive të lidhura me ndërmarrjet apo institucionet e ndryshme;
- Numri i degëve sindikale të anëtarësuara në format e organizimit sindikal në nivel nacional, të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;
- Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve të tjera përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit;
- Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëtorëve. 🔹Ndërsa, kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES për Organizatat e Punëdhënësve janë:
- Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anëtarësuara, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara në Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës (apo 19,699 ndërmarrje të regjistruara);
- Numri i punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet e anëtarësuara në Organizatat e Punëdhënësve të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;
- Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve tjera, përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit;
- Numri i ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në nxitjen e punësimit dhe zbutjen e papunësisë;
- Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëdhënësve. 📌 Aplikacionet mund të dërgohen fizikisht në Sekretariatin Koordinues të Këshillit Ekonomiko-Social (ndërtesa e Inspektoratit të Punës, Rr. Qamil Hoxha nr. 30, Prishtinë) apo përmes email adresës 📧: [email protected]. ⌛️ Afati i fundit për aplikim është data 19 dhjetor 2025.











