Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Bruksel, ka falenderuar të gjithë shqiptarët që sipas tij nuk e humbën durimin.

“Do t’ia nis me falënderime dhe dua të falënderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha kryeministri shqiptar.

Pak më parë Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ajo.

Të ngjashme