Pasi Këshilli i Ministrave të BE-së për Çështjet Europiane dha sot dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Urime dhe suksese!”, ka shkruar ajo në Twitter, në ripostimin e ‘cicërimës’ së Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi.