Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partneriteti me Britaninë i ka ndihmuar ata në kthimin e besimit tek qytetarët, por edhe rekrutimit duke ndalur nepotizmin, raporton Ekonomia Online.
Ai këto komente i bëri në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.
Haradinaj tha se 44 pozita drejtuese të larta janë zgjedhë në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë.
“Përmes një partneri implementues britanik na ka ndihmuar në kthimin e besimit, por edhe rekrutimit duke ndalur nepotizmin. Duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballemi. Janë gjithsej 44 pozita drejtuese të larta që janë zgjedhë në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë, që jemi dakordu edhe për pozita para nesh. Demokracia dhe qeverisja e mirë janë procese. Zhvillimi i një vendi duhet të burojë nga vetëdija jonë. Jemi me fat që ekspertizën britanike e kemi dhuratë”, tha Haradinaj.