Haradinaj: AAK-ja e voton mocionin e LDK-së, Kurti na la pa taksë e miq

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka tha partia që udhëheq do ta votojë mocionin LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Ne përkrahim mocionin jemi pro. I dhamë përkrahje mocionit për qeverinë Kurti. Është një situatë jo e lehtë mbajtja pezull e gjendjes meqenëse se ka një mocion mbajta pezull nuk është në dobi është mirë të merren veprimet menjëherë”.

“…edhe mocioni edhe formimi i një qeverie të re besoj në parlament për tejkalimin e jo veç kësaj gjendje, por të gjitha temat”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se nuk e di a do të jetë pjesë e një Qeverie teknike.

“T’ju them të drejtën s’kemi dizajnuar hapat e mëtejshëm kryesisht kemi qenë te mocioni”.

Ai tha se mocioni do të bëhet ditët në vijim. Haradinaj shtoi se kryeministri Albin Kurti e la vendin pa taksë e miq.

“Qeveria Kurti ka hekur taksën, por në mënyrën më të keqe të mundshme duke copëtuar vendimin dhe duke lënë pa asnjë kredit Kosovën, e ka faktorizuar Serbinë duke lënë Kosovën pa taksë e pa miq”, tha ai.

LDK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti, ku është dhe vetë pjesë e koalicionit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mërkurën mbrëma, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kyeministri Albin Kurti shkarkoi nga pozita e ministrit Agim Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me Coronavirusin.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/mustafa-paralajmeron-rrezimin-e-qeverise-kurti-ldk-do-te-inicioje-mocion-mosbesimi-ne-kuvend/

Të ngjashme