Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk tërhiqet nga parimet e saj të paprekshme për njësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e 17 shkurtit.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë në emisionin “Debat Plus”, ku bashkë me zytarin tjetër të AAK, Blerim Kuçi, po përballen me analistët.
“Nuk ka kthim mbrapa. 17 shkurti nuk preket”, ka thënë Haradinaj.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se partia e tij del prej qeverisë së re me LDK-në nëse tentohet të preken kufijtë dhe substanca e pavarësisë.
“Dalim prej Qeverisë nëse kjo qeveri i prek kufijtë. Pavarësia e 17 shkurtit është e paprekshme”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti për heqjen e taksës.
“Sot ministri i jashtëm tha e hoqëm taksën si akti i vullnetit të mirë për ndreqjen e raporteve me Serbinë. Hiç më larg se sot”, tha Haradinaj, përderisa deklaroi se reciprociteti i vendosur nuk është i plotë.