Haradinaj akuza pushtetit që “pamundësoi diskutimin për anëtarësim në NATO”, ka një falënderim për aleatët

Prishtinë | 09 Kor 2024 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte e mrekullueshme nëse në Samitin e NATO’s do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Ai tha se këtë e kanë “pamundësuar politikat e lidershipit aktual të Kosovës”.

“I mrekullueshëm do të ishte lajmi sikur Kosova të ishte në tavolinat ku do të diskutohej për anëtarësimin e saj në NATO! Por fatkeqësisht politikat e lidershipit aktual të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë.”

Ai ka shtuar se pjesëmarrja e Kosovës në cfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO’n është nder për vendin.

“Pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO-n, përfshirë edhe ftesën e Presidentes që të jetë pjesë e aktivitetit për gratë, paqen dhe sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, është nder për vendin, për çka u jemi mirënjohës aleatëve!”

Haradinaj ka thënë se udhëheqja e Koosvës duhet ta kuptojë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO.

Ai ka shkruar se ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës janë shkurtpamës dhe “nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë”.

“Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cilado që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë.”

Të ngjashme