Haradinaj: Albin, a po e pret gazin rus që s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj ekonomisë gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë të shqetësuar që ekonomia e Kosovës po merr goditje të rëndë dhe po shkon në drejtim negativ derisa ka përmendur edhe pikën për gazsjellës në Marrëveshjen e Ëashingtonit, duke thënë se kryeministri Kurti po e vonon qëllimisht.

“Kur kam qenë kryetar qeverie, Vetëvendosje dhe Haki Abazi atëherë kanë qenë mjaft të zëshëm për energjinë me qymyr në emër të mbrojtjes së ambientit. Amerika i ofron Kosovës diversitet energjetik, pra na bie gazin amerikan prej Greqisë dhe na ofron 200 milionë pare dhe Kosova po e dështon këtë projekt me vonesa. Tani ua bëj pyetjen atyre që ishin kundër qymyrit. Pse janë kundër gazit amerikan, a po e presin gazin rus, sikurse një pjesë e Europës? Pra, pyetja për Albinin dhe për tjerët a po e pritni gazin rus dhe për këtë po i dështoni 200 milionët e MCC dhe s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?”.

Haradinaj ka thënë se kanë bërë edhe disa propozime se ku mund të shfrytëzohen këto para për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Jemi të shqetësuar për ekonominë dhe sektorin privat që s’është trajtuar nga Qeveria. Pakoja është komplet mashtrim.  Kjo pako përmban masa dhe instrumente sociale ose pare që qeveria i ka kode buxhetore dhe obligim operacional që 20 vjet, pra s’është masë e re, por buxheti ekzistues i paraparë për ato qëllime”.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit,  Smajl LAtifi tha se është shqetësuese fakti që ende nuk është bërë thirrja për subvencionet për vitin 2021.

“Përkundër shqetësimeve reale dhe nevojave që na adresohen në komunë ende nuk është hapur thirrja për subvencione për vitin 2021, jemi shumë vonë. Pjesa e dytë e subvencioneve nuk është dhënë sepse ne kemi bërë presion në qeveri dhe qeveria e kaluara e ka adresuar shqetësimin e fermerëve që të futen në pakon Emergjente dhe ne kërkojmë që të respektohet vendimi i qeverisë së kaluar”.

Muhamet Sahiu ka pasur kritika sa i përket pakos për Ringjallje Ekonomike prej 420 milionë euro, derisa tha se vetëm 98 milionë prej tyre janë mbështetje direkte.

“Ashtu siç e tha kryetari qasja ekonomike e qeverisë është shqetësuese pa veprime konkrete dhe objektiva. Pakoja determinohet nga politikat sociale, dhe nga shtyrja e subvencionimit të bujqësisë. Nga pako për Rimëkëmbje Ekonomike 98 milionë euro janë mbështetje direkte, 55 milionë euro janë komplet pulitka sociale, 267 milionë për shëndetësi, kulturë, sport dhe energji”.



Të ngjashme