Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte është nderuar me mikpritjen e Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm.
Haradinaj ka njoftuar se kanë bashkëbiseduar për hallet e përbashkëta dhe ka shpalosur planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim.
“U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
I nderuar sonte me mikpritjen e z. Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm. Bashkëbiseduam për hallet e përbashkëta dhe shpalosa planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim. U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!
RH