Haradinaj bën apel tek qytetarët të mos përdorin armë zjarri në ndërrimin e moteve

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 15:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka vizituar drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se kjo vizitë është në shenjë mirënjohje për punën e mirë që bëjnë policët tanë kur ata në natën e ndërrimit të moteve janë në krye të detyrës të përkushtuar për sigurinë në vend.

“Janë dy porosi, e para mirënjohje për punën që e bëjnë policët në gjithë vendin në kushte jo aq të lehta të punës, posaçërisht një mirënjohje që e bëjnë gjithë populli i Kosovës për këtë punë dhe falënderim që kur ne sonte të gjithë festojmë në shtëpia tona, janë mijëra policë që duhet të jenë në punë nuk janë në familje dhe ata punojnë që ne të festojmë të qetë. Kam marr premtim që do të ketë një mobilizim të nevojshëm dhe kemi marrë garancë që do të festojmë të qetë”, tha Haradinaj.

Ai bëri apel tek qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike, armë zjarri dhe alkool në mënyrë që kjo festë të përfundoj sa më mirë dhe e qetë.

“Bëj apel te qytetarët që mjetet piroteknike të bëjnë kujdes dhe të mos gjuajnë me armë zjarri ku në të kaluarën ka pasur të lënduar dhe raste tragjike. Lus qytetarët të mos drejtojnë makinat e tyre në ndikim të alkoolit të dehur janë bërë të tepërta këto aksidente që po dëgjojmë për ditë dhe të festojmë me lajme të mira”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj falënderoi kryeministrin Haradinaj që Policisë së Kosovës po i jep mbështetje në vazhdimësi.

“Falënderoj kryeministrin që ka ardh të na vizitoj Policinë e Kosovës dhe të na uroj festat, do bëjmë gjithçka që është e mundur që qytetarët e Kosovës të kenë një siguri sa më të madhe e sidomos sonte që është një ditë feste dhe natë gëzime. Në vazhdimësi ne do kemi shumë punëtorë që do të punojnë sot gjatë tërë natës dhe do kemi forca shtesë që do të jenë përgjegjëse për siguri për mbarëvajtje që ta kemi ne sa më mirë”, tha ai, raporton EO.

Qalaj tha se numri i zyrtarëve policor është rritur në mënyrë që të kemi siguri sa më të madhe dhe të mos ndodhin vjedhje siç kanë ndodhur ditëve të fundit.

“Kemi rrit efektivat tanë të kemi sa më shumë policë të rendit dhe njësisë speciale në Prishtinë dhe kudo në Kosovë”, tha ai.





Të ngjashme