Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se në vendin ku janë të varrosur dy heronjtë i takon epiteti “Kodra e heronjve”.
“Jemi në vendin që i takon epiteti ‘Kodra e heronjve’. Nderojmë përvjetorin e rënies së tyre”, ka thënë ai.
Haradinaj nuk është përgjigjur në internimin e gazetarëve për temat e tjera, sipas tij, për shkak të nderimit të familjarëve të Fazliut e Zhitisë.