Haradinaj bën homazhe te heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 14:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, raporton Ekonomia Online.

29 vite më parë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Ata ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Kryeministri tha se do të prononcohet për media në Qeveri, në konferencën e paralajmëruar për pullat postare, raporton EO.

Në homazhe me kryeministrin, mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Të ngjashme