Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies së Heroit Mujë Krasniqi, ka bërë sot homazhe dhe vendosi kurora lulesh te shtatorja e tij, në Klinë.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, duke nderuar Heroin Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij, tha se ata ranë për ditët që ne i jetojmë sot.
“Në vigjilje të 21 vjetorit të përjetësisë, duke u përulur para shtatores së Heroit Mujë Krasniqi, nderova jetën dhe veprën madhështore të Komandant Kapuçit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Ranë për ditët që i jetojmë sot. Lavdi!”, ka thënë kryeministri në detyrë Haradinaj.