Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ka besim në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk do të zbehet edhe nëse i japin ose i refuzojnë vizën, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”, shtoi se ky shtet ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999, prandaj edhe nuk do të ndërrojnë qëndrim.
“Besimi im në ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin 99, por ky është vendim i një shteti nuk do ndryshoj asgjë tjetër”, tha ai.
Mediet kanë raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza për ShBA.