Haradinaj beson që BE-ja do të mbajë premtimin për heqjen e vizave

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 20:16 | Nga Donika Osmani

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se zyrtarët e BE-së duhet të mbajnë “premtimin” e tyre se nëse ratifikohet demarkacioni do të hapet rruga drejt Evropës për qytetarët e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit ka marrë fjalën në Kuvendi për të tretën herë  dhe ka deklaruar se s’ka vizitorë nga Bashkimi Europian që ka ardhur në Kosovë e nuk ka thënë se nëse votohet Demarkacioni liberalizohen edhe vizat.

“Çdo vizitor që ka ardhur prej BE ose qeverive te tjera, kur kanë dal konferencë për shtyp i kanë thënë udhëheqëse të Kosovë votojnë marrëveshjen dheçlironi qytetarët të udhëtojnë lirshëm. Nëse Kosova ratifikon këtë ligj do të bëhet liberalizmi”.

“Plotë zyrtarë shtetëror të BE-së kanë thënë se me këtë të ju ndihmoni qytetarët të lëvizin lirshëm. Parlamenti i Kosovës e dinë që kjo pritje është e krijuar, tema e rendit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit nuk është akt, vendim i njëhershëm, çdo shoqëri e ka rrugëtim të jetës së vet”.

“Kosova nuk është edhe pa rezultatet në luftimin e korrupsionit edhe BE-ja në rastin konkret me Kosovën ka drejtë me kërkuar me u rrit efikasiteti, fokusimi në rënd e lidh dhe luftën mundërr korruptonit. tani rrugëtojmë bashkë dhe ju tregojmë se kur e keni kryer ju kushtin e dytë, është gabim kjo sepse çdo zyrtar i BE-së ka thënë ratifikojeni demarkacionin se i keni mbyll qytetarët tanë, do të ishte e pa drejtë e qytetarëve tanë me ju thanë BE-ja që nuk është gati liberalizimi”.

“Do të ishte porosit e gabuar për qytetarët e këtij vendi. Nëse votohet kjo marrëveshje dhe mendoj se e kemi drejtën e fuqisë me lëviz lirshëm, jo me lenë anash korrupsionin por mos ti ndëshkojmë qytetarët në mungesë liberalizimi”.

Të ngjashme