Haradinaj: Bukëpërmbysës dhe të pa identitet, kushdo që sulmon në emër të fesë

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 17:07 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet terroriste të ndikuara nga ideologjia ekstremiste fetare, duke thënë se shqiptarët në Kosovë duhet ta kuptojnë seriozisht se dëmin që mund ta shkaktojë terrorizmi nga kjo ideologji.
Ky reagim vjen pas arrestimit në Gjermani të dy kosovarëve si të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në një qendër të madhe tregtare.

Haradinaj ka radhitur periudhat historike në të cilat shteti i Gjermanisë ishte pranë shqiptarëve, duke i quajtur ‘bukë përmbysës dhe të pa-identitet e të pafe’ ata që guxojnë të sulmojnë Gjermaninë apo cilindo vend tjetër.

“Gjermania, për herë të parë që pas luftës së dytë (Botërore), ndërhyri ushtarakisht në një shtet tjetër, dhe atë në luftën e Kosovës; Gjermania ndër të parat, njohu shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj”, shkruan Haradinaj në facebook.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Gjermania ka qenë pjesë e Perandorisë që mbrojti shqiptarët nga shpërbërja që në fillim të shekullit të kaluar;

Gjermania është kthyer në shtëpi të dytë të shqiptarëve edhe gjatë regjimit komunist në ish Jugosllavi;

Gjermania u kthy në strehë të shqiptarëve edhe në kohën e Millosheviqit;

Gjermania, për herë të parë që pas luftës së dytë, ndërhyri ushtarakisht në një shtet tjetër, dhe atë në luftën e Kosovës;

Gjermania ndër të parat, njohu shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj.

Prandaj janë bukë përmbysës dhe të pa identitet e të pa fe, kushdo shqiptar që në çfarëdo mënyre, guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë apo cilin do vend tjetër!

Ata që sulmojnë këta popuj e këto vlera nuk mund të jenë shqiptarë.

Është koha e fundit që në Kosovë të kuptohet seriozisht e nga të gjithë, se sa të dëmshme janë lëvizjet e urrejtjes fundamentaliste që për ideologji kanë terrorizmin fetar.

Sot, Bota duhet të bëhet në ndaljen e kësaj murtaje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme