Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka caktuar Avni Arifin shef “për negociata” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian.
Arifi është shef i stafit të kryeministrit. Haradinaj tha se Arifi e ka pranuar këtë detyrë megjithëse ka shumë punë dhe pavarësisht “qëndrimit të ditur rreth dialogut”.
Haradinaj tha se për këtë emërim është konsultuar dhe me presidentin Hashim Thaçi, e partnerët e koalicionit Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn.