Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Haradinja ka thënë se shëndetësia ka qenë tema e parë si fillim i punës së tyre në Qeveri.
“Sot mund të konstatojmë që gjendja është ndryshe e shëndetësia ka shumë më shumë dinamikë, seriozitet, besa edhe rezultate. Mjekët në përgjithësi në Kosovë janë heronjtë tanë, por edhe këtu bëhet punë e madhe që atyre me iu dhënë edhe dinjitetin e tyre”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Ai ka shtuar se çështja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor do të rregullohet së shpejti.
Edhe ministri Uran Ismaili tha se do t’i mbështesin punëtorët me rritje të pagave, raporton EO.
“Kemi pasur në vëmendje një fokus të veçantë. U zotuam që do të bëjmë zgjidhje në sektorin e shëndetësisë. Do të mbështesim punëtorët shëndetësorë me rritje të pagave. Jemi duke bërë hapa gradualë por të vendosur dhe me fokus që shëndetësia të përmirësohet dukshëm në mandatin tonë”.