Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një takim me qytetarë të kandidates për deputete të koalicionit AAK-PSD, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.
Ai falënderoi atë që ka ardhur nga diaspora për të kontribuar në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Ka qindra shqiptarë që janë rritë në vende të tjera dhe që vijnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre”
“Me siguri shkaktar i kthimit të Pranverës në Kosovë janë prindërit e saj. Baba një aktivist i shquar i çështjes kombëtare dhe nëna. E përgëzoj edhe Pranverën që ka marrë këtë vendim”.
Haradinaj para të pranishmëve duke thënë se duhet mbyllur çështja e sovranitetit të Kosovës e citoi edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Ju e dini presidenti Rugova në kohët e vështira të rezistencës tonë paqësore për liri kur është zënë ngushtë dhe i thanë se në Kosovë po bëhet luftë dhe UÇK-ja po lufton, ai tha: Ne po e mbrojmë pragun e shtëpisë dhe për tej saj s’kemi ku shkojmë. Ndërsa Adem Jashari e flijoi familjen për të mbrojtur pragun e shtëpisë”.
“Mënyra më e mirë për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe me pasë shtëpi të sigurt dhe jetën e sigurt brenda kufijve dhe të dinjitetshme dhe të na pranojnë si palë është po ashtu me e bë zgjidhjen e mirë”.
“Nëse e bëjmë zgjidhjen e mirë më 6 tetor dhe e votojmë koalicionin tonë”.