Haradinaj debaton ashpër me deputetin e LDK-së: Ishit kundër ushtrisë, “je ka rren”

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 10:55 | Nga Donika Osmani

Kryeministri Ramush Haradinaj duke arsyetuar punën e Qeverisë ka akuzuar deputetët e LDK-së se kanë qenë kundër formimit të ushtrisë, raporton Ekonomia Online.

“Është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014”.

“LDK ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

Madje, gjatë një përplasjeje mes Haradinajt dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi, kryeministri i tha atij se “po rren” në lidhje me debatin për formimin e Ushtrisë.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi më pas e mori fjalën dhe i tha se fjalori i tij është për të ardhur keq, ndërsa mohoi se LDK ka qenë kundër formimit të Ushtrisë në takim me amerikanët.

“Është e pasaktë ajo që po e thoni dhe jam i gatshëm tua dëshmoj. Në atë takim nuk ke qenë ti prezent në vend teje ka qenë Ardian Gjini e Blerim Shala”.

Më pas, kryeministri Haradinaj u shfaq sërish në foltore dhe i kërkoi falje Gashit për gjuhën e përdorur.

Të ngjashme