Haradinaj dënon sulmin me armë zjarri ndaj pjesëtarëve të Policisë

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 11:50 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, dënon sulmin me armë zjarri ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë operacionit në implementim të planit operativ “Stop drogës në shkolla”, nga Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës.

Duke konsideruar se rendi, ligji dhe siguria janë nevojë dhe interes i qytetarëve të vendit, kryeministri Haradinaj inkurajon zyrtarët policorë që të mos ndalen në kryerjen e detyrave të tyre.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj inkurajon Policinë e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të parandaluar përdorimin dhe shitjen e narkotikëve te fëmijët.

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj për të luftuar dukuritë negative dhe aktivitetet që rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve të vendit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme