Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ushtruesin e Detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për çështjet e Evropës dhe Azisë, Matthew Palmer.
Haradinaj, pas takimit ka shkruar në Facebook se ka pasur takim përmbajtësor me Palmerin lidhur me liberalizimin e vizave dhe dialogut me Serbinë.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
Bisedë përmbajtësore me drejtorin për Çështjet e Europës Jug-Qendrore, Mattheë Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve, për intensifikimin e axhendës shtetërore të Kosovës drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe hapjen e një dinamike të re drejt perspektivës Euro-Atlantike të vendit tonë.
Departamenti i Shtetit i ka qëndruar afër Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe do ta mbështesë edhe në transformimin e FSK-së në ushtri.
Kosova është me fat që e ka ShBA-në aleat strategjik dhe partnerin më të besueshëm