I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, dhe lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj në kuadër të takimeve me ambasador të akredituar në Kosovë, ka takuar ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi.
Haradinaj në këtë takim ka njoftuar se është biseduar për krijimin e institucioneve të reja.
“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedova për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor”, ka shkruar Haradinaj në facebook, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se me ambasadorin italian kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.