Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Në këtë takim Haradinaj tha se kanë biseduar për situatën aktuale dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Sot prita në një takim pune ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly. Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Zvicrës. Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj.