Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ta ndërpresë dialogun me Serbinë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një konferencë të përbashkët shtypi, deklaruan se Kosova s’ka pse të bisedojë me Serbinë për temat të cilat tani po i dialogun.
“Kërkojmë po ashtu që dialogu me Serbinë të ndalet, dhe dialog të ketë vetëm për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit serb”, u shpreh Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, po ashtu, ka kërkuar që të rinis marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi.
“Kërkojmë rifillimin e procesit për shënjimin një pike tjetër të kufirit me Malin e Zi, një proces që e hedhë poshtë marrëveshjen për Demarkacionin”.
Haradinaj pohoi se janë të gatshëm për takime të tjera rreth kësaj çështje, ndërsa pohoi edhe një herë se “dy marrëveshjet janë produkt i Qeverisë dhe shkaku i krizës vjen po nga qeveria”.
“Opozita e ka shpëtuar Kosovën nga dëmtimi që do të sillnin marrëveshjet”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj i pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e paralajmëruar nga kryeministri Mustafa për çështjen e Demarkacionit me liderët opozitarë tha se “çdo herë kemi qenë të gatshëm për bisedime, por qeveria duhet së pari të reflektojë”.
Ai tha se opozita e ka shpëtuar Kosovën nga dy rreziqe jetëgjata për Kosovën, atë për Demarkacionin dhe Asociacionin.