Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj e ka takur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Me të, ai ka biseduar për krijimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.
“Sot prita në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedova për procesin e krijimit të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.
Biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Hungarisë, si dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e integrues të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Haradinaj.