Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Haradinaj dhe Weidinger biseduan për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
Lexoni më postë postimin e tij të plotë;
Prita sot ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger. Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
E falënderova për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.
Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjik, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik.