Haradinaj: Dita e Krishtlindjes, festë e solidaritetit

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 12:15 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj përmes një komunikate për media i ka uruar qytetarët e Kosovës për Krishtlindje.

“Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, si dhe të huaj që shërbejnë në Kosovë, me dëshirë që të kenë mirëqenie, dashuri e paqe.

Kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve na bën bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, na jep forcën që të ndihmojmë ata që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë.

Kjo është Dita kur kujtojmë brezat që janë flijuar për të sotmen tonë duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më të mirëqenë dhe më progresive”, thuhet ndër të tjera në urimin e Haradinajt.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme