Ndonëse sot zyrtarisht është ditë pushimi. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të punojë.
Ai në agjendën e tij ka planifikuar që kjo e martë e 1 Majit, ta gjejë në dy komunat që i përkasin rajonit të Drenicës.
Haradinaj së pari do të ndalet në parkun e Biznesit në Drenas ku më pastaj do ta vizitojë këtë komunë.
Pas Drenasit Haradinaj do të shkojë edhe në Skenderaj.