Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se çdo ditë duhet të jemi përkrah gazetarëve në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë.
Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Shtypit.
“Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lire”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se është i humbur ai që kërcënon, shantazhon e ushtron presion mbi gazetarët dhe mediet.
“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, ka përfunduar Haradinaj.