Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, vizituan punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena.
“Falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme!”, ka shkruar Haradinaj.
Ky është postimi i plotë:
Sot bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, vizituam punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena, faza e III-të.
Falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme!
RH