Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, pasditen e sotme e kaloi pak më ndryshe.
Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai tregon se si bashkë me fëmijët e tij ishte ngjitur në lartësi dhe se ia ka vlejtur iniciativa.
“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar ai.