Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, si edhe shumë herë të tjera e ka nisur mëngjesin e sotëm me vrapim në Parkun e Gërmisë.
“Mëngjesin e sotëm, vrapim në shtigjet e bukura të Parkut të Gërmisë”, ka shkruar ai në Facebook poshtë disa fotografive ku shihet duke vrapuar.
Haradinaj njihet për pasionin e tij për ecje nëpër male, gjë që e praktikon shumë shpesh gjatë vikendeve duke ngjitur shumë male të Kosovës.