Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA ka pranuar publikisht se nuk do të marrë pjesë në asnjë nga debatet ku është thirrur në përballje më dy kundërshtarët e tij, Avdullah Hotin e Albin Kurtin.
Ai është arsyetuar se nuk e merr seriozisht Albin Kurtin e Vetëvendosjes derisa ka shtuar se me të mund të flas vetëm për çështje ideologjike por jo më shumë.
Kurse për Hotin tha se këtë të fundit nuk e llogaritë kurrfarë kundërshtari.
“Nuk e marrë shumë seriozisht Albin Kurtin. Me të mund të bisedojmë tema ideologjike, por edhe ai nuk është kryetar partie: është shprehur Kurti në Rubikon të KTV-së.
Lideri i AAK’së ka shtuar se arsyeja pse nuk do të marrë në debate është sepse nuk e sheh vetën në nivele të njëjta.
Haradinaj tha se i ka pesë kërkesa për debate por u shpreh se nuk e vlerëson të nevojshme për të marrë pjesë.
“Jam përgjegjës për krejt partitë politke si i nomimun i tyre, ata më kanë besu e këtë besim do të ua kthej. Qytetarëve do ua kthej këtë borxh dhe jo partive”, ka thënë ai