Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergjin. Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se kanë vlerësuar raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera.
Kryeministri është shprehur se Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare në këtë frymë.
Ai ka shkruar se Kosova angazhohet për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshirë Selinë e Shenjtë, me të cilën Kosova ka një marrëdhënie të veçantë.
Në këtë takim ka qenë prezent edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.